Tiranë, 11 Prill- Drejtuesja e Spitalit të Infektivit Najada Çomo, ku po trajtohen të sëmurët me COVID-19 në një mesazh të publikuar nga Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka theksuar se duhet të vazhdohen të zbatohen masat e distancimit me përpikmëri pasi kjo është një sëmundje e pabesë.

Çomo shprehet se në situatën që ndodhemi të bën optimist numri i të shëruarve dhe shifra e ulur e të shtruarve në Shërbimin Infektiv, por gjithashtu duhet të jemi realiste që aktualisht ka edhe raste të rënda.

Më poshtë postimi i ministres Manastirliu:

“Kemi të shëruar, por edhe të shtruar në gjendje të rëndë. Lufta nuk ka mbaruar, ju lutem respektoni masat, duke qëndruar të distancuar, sepse kjo sëmundje ka pabesi të jashtëzakonshme”
Mesazhi i prof. Najada Çomo nga spitali #Infektiv në #QSUT.