Mjeku i njohur Andi Koraqi, një nga të prekurit me koronavirus ndër bluzat e bardha, tashmë i shëruar, ka dhënë një lajm të mirë.
Koraqi ka deklaruar se Shqipëria i ka mundësitë të përdorë plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga koronavirusi për të ndihmuar të sëmurët aktivë, por theksoi se ky është një vendim që do duhet të merret nga autoritetet.
Më tej ai shton se qëllimi i masave strikte ka qenë ulja e kurbës në formë të sheshtë dhe kjo gjë sipas tij është arritur.
Sipas Koraqit me nisjen e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave do të vihet re një dobësim i virusit për shkak se spërklat e pështymës apo kollës e humbasin aftësinë për të shkuar larg në temperatura të larta.
“Plazmën e ka përdorur Izraeli. Është një mënyrë që mund të përdoret edhe në Shqipëri. Vendimi varet nga institucioni. Ka disa etapa që kalojnë për t’u aplikuar.
Kemi evoluim shumë të mirë të sëmudjes. Masat kanë treguar që janë efikase. Qëllimi i atyre masave ishte ulja e Kurbës në formë të sheshtë. Deri tani ia kemi arritur kësaj gjëje.
Unë do thoja se nuk është e rëndësishme bërja e testeve sa hetimi epidemiologjik. Ata duhen testuar dhe kështu mund të arrijmë rezultate.
Stina e verës do sjellë një ulje të fuqisë transmetuese të virusit, sepse edhe spërklat që lëshon dikush me kollë, e humbin aftësinë për të shkuar sa më larg.
Kjo duhet parë pasi ende nuk dimë më shumë se kaq. Është një virus me shumë të panjohura”, tha Koraqi per Abc-ja e Mëngjesit.