Profesori i mjekësisë Andi Koraqi në një intervistë dhënë në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se duhet pasur shumë kujdes në trajtimin e koronavirusit.

Koraqi nënvizoi se do të bëhen teste për policë dhe punonjës të ushtrisë, me qëllim që të shkëputet zinxhiri i infeksionit nga Covid-19.

“Kemi si kapacitetet humane dhe kapacitetet me pajisje, edhe me shkallë të gjerë. Për momentin do të testojmë punonjësit e shëndetësisë dhe më pas edhe në ushtri e polici. Po testojmë grupet me riske, sepse ata janë në kontakt me të prekurit. Duhet të kemi shumë kujdes. Duhet të testojmë cdokënd që është i dyshuar se mund të ketë Covid-19, sepse kështu shkëputet zinxhiri i infeksionit. E rëndësishme është gjurmimi epidimologjik. Duhet izolim për të dyshuarit dhe ata që janë positiv, tha Koraqi.

Andi Koraqi vlerësoi se masat që janë marrë nga qeveria, ia kanë dalë që të kenë efekt mjaft pozitiv.

“Mendoj se masat kanë dhënë efekt. Nëse respektohen masat e distancimit, mendoj se gjithcka është në rregull. Mos-izolimi mund të sjellë probleme në vazhdim dhe më shumë të infektuar. Urojmë që kurba të mos njohë rritje, por të ulet. Duke qenë se kemi virus të ri, edhe testet janë të reja. Nuk kanë kaluar testet fillestare. Këto teste duhet të jenë specifike e të ndjeshme që të kapin edhe catinë më të vogël të problemeve në trup. Ka probleme, sepse sot mund të bëjmë tampon e del pozitiv e më pas del negativ. Masat drastike ia kanë arritur shumë mirë qëllimit”, u shpreh Koraqi.

Po ashtu, Koraqi vlerësoi se në rast se ka shtim të të infektuarve me koronavirus, mund të ketë edhe kthim pas.

“Në rast se rritet numri i të infektuarve, mund të ketë edhe kthim pas. Prandaj, e përsëris se na duhet shumë kujdes”, tha ai.