Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, iu uron javë të mbarë të gjithë shqiptarëve, në një mesazh në orët e vona të mbrëmjes, pasi ka mbyllur punën tek Infektivi, në vijën e parë të lu ftës kundër koronavirusit, të cilin e cilëson si një a rmik të padukshëm, tinëzar dhe shumë v rastar. Teksa flet për bashkëpunimin mes të gjithë mjekëve, Kalo shkruan në “Facebook” se ” me durim dhe me më shumë vetëndërgjegjësim, të gjithë ne do tia dalim mbanë”.
Mesazhi i Tritan Kalos:
JAVË të MBARË e të BARDHË ju Bashkëkombasit e mi… .6.04.2020…. DUKE u KTHYER në shtëpi pas një ditë pune në VIJËN e PARË të Luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19…. Jemi në luftë me një ar mik të padukshëm, tinzar dhe shumë vra star në Spitalin Covid-1, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, NJË EKIP MJAFT I HARMONIZUAR: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..
NUK i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brëndëshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..BASHKËPUNIMI është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale…. Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjindet aty, duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona….
ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do tia dalim mbanë…..NUK është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!!