Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e nisi sot ditën me një mesazh për të gjithë shqiptarët duke uruar Pashkët Ortodokse.

“Jetojmë vërtet kohë të vështira, por zemra jonë e bardhë, besimi në veten tone dhe në Zot, besimi dhe përpjekjet në ardhmërinë e Nënë Lokes Shqipëri kurrë nuk duhet të na shuhen”, – thekson doktor Kalo.

Mjeku Kalo shprehet “Pashkë të lumnueme të gjithë ju bashkëkombas, të besimit orthodoks e jo vetëm, sepse kurdoherë ne shqiptarët “Pashkë e Bajramë i festojmë bashkë””.

“Së bashku ne ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…JU DUAM shumë ndaj dhe ne mantelbardhët, po jetojmë e po punojmë me plot përkushtim që ju t’i jetoni e gëzoni jetët tuaja….Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ata frymojnë!Gëzuar!”, – thotë Kalo.