Monika Kryemadhi ka paralajmëruar protesta.Ajo thotë se pasi të dalë nga karantina, po organizohen tubime masive për rrëzimin e qeverisë “Rama”.Në një lidhje live për News 24, Kryemadhi shprehet se gjithçka do të vijë fill pas heqjes së masave.
Ndër të tjera, ajo thotë se masat e marra nga kryeministri Edi Rama janë lëvizje politike.Më herët, ajo tha se virusi i vërtetë është shkaktuar nga shefi i qeverisë.