Qyteti i Korçës duket se po i largohet hartës të së prekurve me koronavirus.
Prej disa ditësh nuk janë raportuar raste të reja, ndërkohë që ditën e sotme thuhet se janë shëruar 15 pacientë të infektuar.
Burime zyrtare pranë Spitalit Rajonal të Korçës konfirmuan se kanë mbetur vetëm dy raste me Covid-19.
Ky është një lajm shumë i mirë që vjen nga qyteti juglindor, por ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri tani, vatrat më të mëdha janë Tirana me 221 raste, Shkodra me 70 raste dhe Durrësi me 42 raste. Me 21 rastet e reja të konfirmuara ditën e sotme, numri total i të infektuarve në Shqipëri ka arritur në 467.