Në Angli vijon të rritet numri i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi, por kjo duket se nuk i shqetëson shumë futbollistët anglezë. Ngjarja e fundit e papëlqyeshme sheh mes protagonistëve Zhoze Murinjon, që në padijeni të Totenhemit, ka organizuar një mini-stërvitje në një park në veri të Londrës me tre lojtarë: Davinson Sançez, Rajan Sesegnon dhe Tanguj Ndombele.
Sikundër raporton “Daily Mail”, të gjithë kanë shkelur rregullin qeveritar sipas të cilit dikush mund të kryehë aktivitet fizik në natyrë i shoqëruar vetëm nga një përson i familjes. Sançez dhe Sesegnon, ndër të tjera, janë parë të vrapojnë krah njëri-tjetrit, duke mos respektuar as distancën sociale, që në Angli është dy metra.