Jeff Bezos dhuroi 100 milion dollarë për ‘Feed America’, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon bankat ushqimore të ushqejnë familjet në nevojë.Themeluesi dhe CEO i Amazon postoi në lidhje me dhurimin në llogarinë e tij në Instagram të enjten pasdite, duke përmendur përhapjen e koronavirusit arsyen që ai zgjodhi të bënte dhurimin.
“Edhe në kohët e zakonshme, pasiguria ushqimore në familjet amerikane është një problem i rëndësishëm, dhe për fat të keq COVID-19 po e forcon këtë stres në mënyrë të konsiderueshme,” shkroi Bezos.