Pasi SHBA-të do të kontribuojë në luftën kundër COVID-19 në vendin tonë, vjen një mesazh falënderues nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.Përmes një postimi në “Twitter’ lideri i opozitës nje dite me vone se sa publikimi i lajmit nga Yuri Kim, i shprehu mirënjohje SHBA-së, ndërsa theksoi se falë kësaj ndihme do të mundësohet rritja dhe aktivizimi i zbulimeve të rasteve të të infektuarve.Basha tha se testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.
“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikëqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.”, shkruan Basha, teksa ka shperndare statusin e ambasadores se SHBA-ve Yuri Kim.Me kete deklarate Basha tregoi se eshte kunder grupit te eksperteve te PD te kiyesuar nga Tritan Shehu, te cilet heqin dore nga testimi me tampon duke kerkuar skaner!