“Nëse nuk të kishte debate, atëherë nuk kishte arsye të bëhej mbledhja”. Kështu i është përgjigjur kreu i qeverisë, Rama, interesit të medias, lidhur me atë që ka ndodhur mbrëme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, dhe a ka pasur debate me kryedemokratin Basha.
Sipas Ramës, sikur edhe në jetën publike politike pozicionimi i kundërt të ishte si në ato dy mbledhje, politika do të ishte shumë e pranueshme, kuptueshme dhe e besueshme për njerëzit.
“Jemi harmonizuar përmes ekspertëve të parlamentit dhe të zyrës juridike të presidentit dhe me grupet e tjera parlamentare dhe është arritur një përfundim që adreson edhe shqetësimet legjitime të shprehura nga faktorë të tjerë, por edhe nevojën legjitime të këtij momenti. Po të mos kishte debate pse u bë mbledhja, nuk u mblodhëm për të parë në sy e të buzëqeshnim, por për të diskutuar, shkëmbyer opinone që nuk janë të njëjta në aspekte të ndryshme, por nuk është e rëndësishme sa shumë biem dakord, por cilësia e debatit dhe mënyra edhe se si kur nuk biem dakord bën diferencën. Sikur toni dhe shkëmbimi i mendimeve dhe pozicionimi I kundërt i natyrshëm do të ishte në jetën populitie publike njësoj si në dy mbledhjet e Këshillit te Sigurise, politika do të ishte shumë e kuptueshme, pranueshme, besueshme për njerëzit”- tha ai.
Rama tha se me masat lehtësuese për bizneset ku shumë prej tyre pritet të hapen nisur nga situata nën kontroll që Shqipëria ka pasur me përballimin e pandemisë, do të duhet të ashpërsohen ndëshkimet që të mos ketë sërish kthesë në izolim.