Carlos Tevez ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca-n: “Jam edukuar nga rruga dhe jo nga shkolla, pjesa më e madhe e meritës për atë që jam është e Fuerte Apache. Nuk kishim për të ngrënë, por dikush ndante gjithmonë me të tjerët atë që kishte, të jepnin bukë, patate”, ka thënë argjentinasi.Pavarësisht se kam arritur në elitën e futbolli, nuk e kam humbur kurrë këtë gjë. Arrestimi im në 2013-ën? Kam kuptuar se nuk jam Zoti, gjë që futbollistët e besojnë ndonjëherë. I jepja keq makinës dhe nuk mendoja se kishte ndonjë gjë të gabuar. Nuk ka rëndësi nëse je i famshëm, përfundon gjithsesi në burg. Atyre nuk u interesonte se isha një futbollist i Manchester United”.
Fjalë të ashpra edhe për Alex Ferguson: “Kujton se është presidenti i Anglisë. Ishte e pamundur të diskutohej me plakun, sepse do të dilje gjithsesi i humbur. Bëri një gabim që më la në stol në finalen e Romës. Ka qenë finalja e vetme që skuadra humbi qëkur më mori mua”.
“Banderola RIP Fergie pas fitores së Premier League? Ishte një gjest i momentit, sigurisht nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj Ferguson, të cilin e respektoj si njeri dhe si trajner”, ka thënë Tevez.