Rreth 11 mijë zogj kanë ngordhur gjatë dy javëve të fundit në Gjermani, duke bërë që mes shkencëtarëve dhe mbrojtësve të faunës të nisin hetimet për të zbuluar shkakun e sëmundjes së panjohur.
Bëhet fjalë për mbi 11 mijë zogj, kryesisht në Gjermaninë perëndimore, raporton shoqata gjermane Nabu.
Mësohet se shumica e zogjve të ngordhur njihen si cinciarelle, të cilët hanë insekte, vemje dhe fara.
Sipas raportit të Nabu, mes simptomave të sëmundjes janë probleme të frymëmarrjes dhe mungesë oreksi. Shoqata gjermane kërkon që të ndalohet së dhëni ushqim këtyre zogjve, në mënyrë që të reduktohet transmetimi i sëmundjes.
Rezultatet e testeve të para të kryera në ekzemplarë të ngordhur, gjetën një infeksion bakterial (suttonella ornithocola), i njohur në Mbretërinë e Bashkuar që nga vitet ‘90-të.
Infeksioni u regjistrua fillimisht në Gjermani në vitin 2018, ndërsa në dy javët e fundit rastet kanë qenë shqetësuese, shkruan noa.al.
Rezultatet e testeve të mëtejshme pritet të dalin në ditët në vijim. Aktualisht nuk ka asnjë lajm të konfirmuar nëse sëmundja ka prekur kafshë të tjerë përveç zogjve.