Në Itali, pas shifrave të dhëna nga Mbrojtja Civile duket se ndryshimet pandemike janë drastike. Nëse jo më larg se një javë më parë rezultonte një rast pozitiv për 6-8 teste tamponi dje u komunikua se për çdo 16,4 teste ka një rast pozitiv me Covid-19. Rajoni i Lombardisë dje kërkoi nga qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte, mundësinë e rihapjes graduale të aktiviteteve të prodhimit duke filluar nga data 4 maj. Iniciativa e Rajonit të Lombardisë duket se është marrë nën peshën e një recesioni ekonomik të paparë: një miliardë e 857 milion shpenzime të humbura vetëm për muajin mars.

Sipas autoriteteve në Lombardi, rihapja do të shoqërohet me disa detyrime si distanca e sigurisë midis njerëzve, mbajtja e detyrueshme e maskës dhe kryerja në masë të gjerë e testeve serologjike. Lombardia parashikon që pas aktiviteteve të planifikohet edhe hapja e shkollave dhe universiteteve.

Gjithsesi e ashtuquajtura ‘Faza 2’ në Itali ka një rikuperim të ngadaltë. Kompanitë kërkojnë të ‘heqin frenat’ për të filluar prodhimin, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, aktivitetet artizanale që janë dhe shtylla vertebrale për industrinë e madhe italiane. Vetëm disa ditë më parë Confindustria kishte lëshuar alarmin, duke paralajmëruar rrezikun e falimentimit të këtyre ndërmarrjeve, gjë që do të ishte gjithashtu një fatkeqësi për kompanitë më të mëdha në vend.

Në Francë, kurba e Covid 19, e cila deri më tani ka shkaktuar mbi 17,000 (17,167) viktima, është në një fazë zbritëse. Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, vendi ka regjistruar një ulje të numrit të pacientëve në spitale, rreth 500 më pak se një ditë më parë, dhe për të disatën ditë radhazi ka patur një rënie të numrit të pacientëve me kujdesin intensiv. Për të adresuar krizën, përfshirë krizën ekonomike, qeveria ka njoftuar një paketë 110 miliardë eurosh masash ekonomike, përfshirë ndihmën financiare për familjet me të ardhura të ulëta.

Përkundrazi, Mbretëria e Bashkuar është në orët e saj më të errëta: në 24 orët e fundit kanë vdekur 761 njerëz, një numër jo-shterues, duke marrë parasysh faktin se vdekjet në shtëpitë e të moshuarve nuk përfshihen në numrat e vdekjeve.

Gjermania gjithashtu shikon përtej gardhit dhe planifikon të kthehet në normalitet. Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të rihapë dyqane të vogla qysh në javën tjetër, por rregullat e rrepta të distancimit shoqëror do të mbeten në fuqi.

Dritë hije pandemie në Spanjë. Pas një periudhe të palëvizshme, numri i infeksioneve është rikthyer me rritje kurse në 24 orët e fundit pati 551 vdekje për një total prej 19.130.

Por ajo që ushqen shpresën se dië më të mira do vijnë është numri në rritje i të shëruarve. Në 36 orët e fundit ka patur 71,000 pacientë janë shëruar dhe ata që kanë dalë nga spitalet.