Në një lidhje me Ora News, mjekja shqiptare në Izrael Jusinga Mashah, u shpreh se në këtë vend janë marrë masa për Pashkët dhe Ramazanin.Ajo tha se jo nuk lejohet kalimi nga qyteti në qytet, por njerëzit janë të izoluar në shtëpi, duke mos u lejuar që të dalin jo më larg se 100 metra nga shtëpia.“Izraeli ka një popullsi që mesatarja rinore është shumë e lartë. Pas Pashkëve janë marrë masa edhe për Ramazanin.

Prandaj janë marrë masa që jo vetëm të mos kalohet nga qyteti në qytet, por edhe izolim në shtëpi, duke mos u lejuar që të dalësh jo më larg se 100 metra nga shtëpia. Kjo përjashton mjekët, farmacistët dhe të gjitha ata që kanë një punë të rëndësishme për mbijetesën e popullsisë. Përderisa statistikat e ditëve të fundit tregojnë ulje të rasteve.

Kjo tregon se popullsia e Izraelit i ka zbatuar rregullat dhe nuk kanë dalë nga shtëpia. Po mendohet që tani Izraeli do kalojë në fazën e dytë, do të hapen më shumë dyqane, do të liberalizohet lëvizja, jo në grumbullime njerëzish. Po i afrohemi strategjisë së daljes”, shprehet mjekja shqiptare!