Në territorin e Kinës, ku u shfaq për herë të parë pandemia e koronavirusit, janë regjistruar 89 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, por asnjë viktimë e re.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë njoftoi se në vend u regjistruan 89 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 86 ishin me burim brenda territorit të vendit dhe tre ishin raste të importuara.
Numri i personave të infektuar ka arritur në 82 249.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje, ndërsa 75 persona kanë dalë nga spitali.
Gjithashtu, 1 674 persona, të cilët kanë patur kontakte të afërta me të sëmurët e infektuar dhe që janë mbajtur nën vëzhgim, tashmë janë jashtë mbikëqyrjes mjekësore.