Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla teksa ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë të konsumojnë sa më shumë prodhime vendase, deklaroi se këto të fundit kanë shënuar rritje.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Balla tha se në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme, aktiviteti në sektorin bujqësor vijon. Ai tha se sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019.

MESAZHI I BALLËS
?PRODHIMET BUJQËSORE SHQIPTARE SHËNOJNË RRITJE

? KONSUMONI SA MË SHUMË PRODHIME “made in ALBANIA”?????
Në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019. Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.