Sali Berisha në këto ditë të vështira në të cilën ndodhet jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota, nuk e ka ndalur bërjen politikë me pandeminë.
Por mjeku Sali mendonte ndryshe për epdemitë kur shkruante shkrime për gazetën “Zëri i Popullit” dhe i thurte “lavde” partisë.
Gazeta TemA po publikon sot, një artikull të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.
Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.
“Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.
Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin.
Mes të tjerash, ai e quan arritje dhe sukes “ngritjen e shërbimeve të specializuara të shëndetësisë socialiste, në zbatim të porosive të Pleniumit të 11 të KQ të Partisë të janarit 1971”.
Më poshtë do të shikoni shkimin e Sali Berishës. (TemA)