Neymari ka reaguar pas lajmit se nëna e tij e ka nisur një lidhje me një 22-vjeçar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti. Futbollisti brazilian ka bërë të ditur se e aprovon plotësisht këtë lidhje.
Nadine Goncalves e ka nisur një lidhje me modelin Tiago Ramos, i cili ka bërë të ditur disa se është tifoz i madh i yllit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, transmeton Gazeta Express.
Vetë 28-vjeçari Neymari ka reaguar ndaj fotografive të fundit të nënës së tij me Ramos, duke komentuar: “Ji e lumtur nënë. Të dua”.Te infektuar: 377 Sheruar: 63 Vdekur: 8
Nëna e Neymarit në lidhje me një 22-vjeçar, reagon futbollisti
Sport
Gazeta Express14/04/2020 13:42
Neymari ka reaguar pas lajmit se nëna e tij e ka nisur një lidhje me një 22-vjeçar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti. Futbollisti brazilian ka bërë të ditur se e aprovon plotësisht këtë lidhje.
Nadine Goncalves e ka nisur një lidhje me modelin Tiago Ramos, i cili ka bërë të ditur disa se është tifoz i madh i yllit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, transmeton Gazeta Express.
Vetë 28-vjeçari Neymari ka reaguar ndaj fotografive të fundit të nënës së tij me Ramos, duke komentuar: “Ji e lumtur nënë. Të dua”.
Gonclaves ishte e merituar me babanë dhe agjentin e Neymarit, Wagner Ribeiro, për 25 vjet para se të ndaheshin në vitin 2016.
Mediumet braziliane raportojnë se Ramos është një model, mirëpo nuk është e ditur se kur kishte filluar kjo lidhje mes tij dhe nënës së Neymarit.
Megjithatë, Ramos kishte qenë i pranishëm në festën ekstravagante të Neymarit për ditëlindje në shkurt.
Ramos raportohet se është tifoz i Real Madridit, mirëpo ai e ka shprehur dashurinë e tij për Neymarin që nga viti 2017.
“Neymar, ti je fantastik, nuk e di se si ta shpjegoj emocionin e të qenët tifoz i një djali si ti. Unë të shoh duke luajtur dhe motivohem. Një ditë shpresoj se do ta lexoj këtë mesazh me ty, do të jem vëllau it dhe do të luajmë bashkë”.
“E di se një ditë do të të takoj sepse unë jam djalosh që ëndërroj dhe nuk dorëzohem kurrë në ëndrrat e mia. Qëndro me Zotin, qëndro i suksesshëm dhe i lumtur”.