Lufta me armikun e panjohur në Shqipëri nuk ka përfunduar dhe as armiku nuk është larguar nga territori i vendit tonë.Kështu e nisi prononcimin e tij në Open kryeministri Edi Rama, ndërsa shton se për debatin e testimeve i beson vetëm komitetit teknik të ekspertëve të Covid 19.
“Eshtë një luftë që ka mbyllur të gjithë botën në shtëpi. Nuk duhet të lëshojmë llogoren, dhe hapja graduale nuk duhet keqkuptuar dhe të humbasim vigjilencën ndaj këtij armiku- tha Rama.Por, bazuar në përvojën e vendeve të tjera, Rama tha se “nëse nuk do ishin marrë masat, sot do flisnin jo vetëm për kolaps të sistemit shëndetësor, por edhe për mijëra të vdekur”.
Sipas Ramës, qëllimi është për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe se testimet me shifra nuk kanë asnjë rëndësi, për aq kohë san ë spital tashmë janë të zënë vetëm 18.2 për qind e shtretërve të planifikuar për pandeminë botërore.
Rama vlerësoi komitetin teknik, teksa tha se u beson atyre njëlloj sikur të ishin ekspertë të vendeve të tjerë, që nuk po bëjnë asgjë më shumë se ekspertët shqiptarë.