Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 464 viktima nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 25.549.

Ndërkohë numri i infektimeve të reja është rritur me 2.646 të prekur në orët e fundit, teksa një ditë më parë u raportuan 3.370 raste, siç njofton Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali ka arritur në 189.973.

Rajoni më i goditur italian, Lombardia regjistroi 200 viktima dhe 1073 raste të reja gjatë orëve të fundit.

Totali i viktimave në këtë rajon ka arritur në 12,940, ndërsa i të infektuarve në 70,165.