Serie A mbetet në pritje të një njoftimi zyrtar nëse do të rikthehen më në fushë apo si do procedohet me ekipet që do të luajnë në europë sezonin e ardhshëm, një vendim ky i cili pritet të ketë një efekt domino edhe në strategjinë e klubeve për sezonin pasues. Milan ishte përgatitur për një revolucion të vërtetë në sezonin e ardhshëm por kriza që ka sjell Covid-19 ka ndryshuar planet e Gazidis.

Bie pista Ralf Rangnick, i preferuari i Gazidis, Stefano Pioli është shumë pranë rikonfirmimit, pritet të vijoj bashkëpunimin sipas kontratës edhe për vitin e ardhshëm. I njëjti diskutim është për Ibrahimovic. Nëse në stol do të ulej gjermani, Ibra nuk do të qëndronte më në Milano, por në kushte të tilla, Ibra-Rebic pritet të jetë dyshja e sulmit edhe në sezonin e ardhshëm. Nuk pritet të ndryshoj as kupola drejtues, Maldini do të vijoj të jetë drejtor teknik.

Lajmi i mirë në këtë kohë krize vjen nga Spanja. Milan mund të përfitoj 25 milion euro nga shitja përfundimtare Suso. Nëse as në Spanjë sezoni nuk vijon, Sevilja do të kualifikohej automatikisht për në Champions League, në këto kushte, Susso do të pranonte të vijojnë karrierën në Spanjë: “Ka disa opsione në kontratën time, nëse do të kualifikohemi për në Champions League do të qëndroj me gjithë qejf”, u shpreh Suso për AS.