Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds jane bere prinder, me ardhjen ne jete te djalit te tyre.

Lajmin e ka bere te ditur nje zëdhënës i çiftit, raportojnë mediat vendase. Foshnja lindi në një spital në Londër mëngjesin e dites se sotme, tha zëdhënësi, duke shtuar se nëna dhe foshnja jane ne gjendje shume te mire.

“Kryeministri dhe Znj, Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS,” tha zëdhënësi.

Prime Minister Boris Johnson and his partner Carrie Symonds arriving at the Commonwealth Service at Westminster Abbey in London on March 9
Johnson dhe Symonds në shkurt 2020 njoftuan se ishin fejuar për t’u martuar. Symonds, 32 vjeç, ka një karrierë të spikatur duke punuar në politikë dhe ishte pjesë e ekipit të fushatës që ndihmoi që Johnson të rizgjidhej si kryetar i Londrës në 2012. Kryeministri britanik ka katër fëmijë nga martesa e tij e dytë.
Mr Johnson and Miss Symonds at the England v Wales rugby match at Twickenham on March 7
Hera e fundit që një kryeministër lindi femije ishte ne vitin 2010, kur David Cameron dhe gruaja e tij, Samantha Cameron, mirëpritën vajzën e tyre Firencen.