Nga Mero Baze/

Shqipëria ja doli të përballoj betejën e pare në rrugë me Covid19, fal masave ekstreme të menjehershme, që shoqëruan shfaqjen e tij në rrugë. Edhe pse ndërkohë virusi kishte deprtuar nga më shumë se një pacientë zero, karantina e menjëhershme dhe izolimi tre javor I Shqipërisë dhanë frytet e para.

Sot kurba e rritjes mbetet larg të qënit eksponenciale, dhe situata epidemike në rrugë duket nën kontroll.

Por siç është vrejtur dy ditët e fundit, rritja e numurit të të infektuarve, nuk I përket më periudhës së parë të rrugës, por periudhës së karantinës. Të infektuarit që na shfaqen tani përditë, përveç atyre të Shkodrës që e kanë nga trimëria, e kanë nga infekitmi në familje I rasteve të heshtura të Covid19, që nuk kanë mundur të verifikohen ndërkohë që u vendos mbyllja në shtëpi.

Ndaj duket se Shqipëria ka të nevojshme të shtoj taktikat e luftës duke e ndjekur “armikun” aty ku është.

Në një farë mënyre beteja duhet zhvendosur nga rruga në familje, pasi edhe rrezikun e kemi zhvendosur nga rruga në familje.

Në këtë pikë , rekomandimet më të mira duhet ti japin ekspertët, por duke parë atë çfarë po ndodh në vendet e tjera, jemi në fazën që policët në rrugë duhen për të mbrojtur fitoren e parë, por për të fituar betejën e dytë duhet një organzim kapilar I sistemit shëndetësor sidomos mjekut të familjes dhe gjurmimi intelgjent I të smëurëve potencial. Është kohë kur çdo mjek familje dhe çdo kapacitet I mjekësisë në funksion të mjekut të familjes të punojë 24 orë për të hetuar dhe mbikqyrur të infektuarit e rrethit të dytë të kontakteve, të këtyre që shfaqen të sëmurë brenda familjeve. Ata duhen izoluar ose forcërisht në karantinë brenda familjes nëse ka kushte apo në spitale të posaçme.

Në këtë aspekt vlen dhe shtimi I testeve në rrethin e dytë të kontakteve, pasi kjo është një fazë e re e betejës, që nuk ka lidhje me betejën e pare, e cila duhet të vazhdojë. Karantina e përgjtishme, mbyllja e njerëzve në shtëpi, distanca sociale etj, duhet të vazhdojnë njësoj, por fakti që po shtohen të infektuar në fazën e dytë të karantinës do të thotë që “armikun” nuk e kemi më vetëm në rrugë, por në familje. Dhe këtu heronjtë e rinjë, janë ata që shumcia e shqiptarëve nuk I njef fare, mjekët e familjeve, të cilët duhet të hapin kompjuterat dhe dosjet e pacientëve, dhe të kthehen në “operativë sigurimi” për hndjekjen e tyre, kontaktet e tyre, lëvizjet e tyre dhe çdo gjë tjetër.

Në shumë vende të botës aty ku teknologjia është më e avancuar po mendohet të bëhet gjurmimi elektornik I tyre, përmes aplikacioneve që tregojnë lëvzijet e tyre dhe kontaktet e tyre. Çekia ka nisur atë që quhet “karantina e mençur”, që gjurmon pacientët përmes të dhënave që ofron përdorimi I celularëve, kartave bankare, dhe GPS, për të gjurmuar ku lëvizin personat e prekur.

Dhe këtu mund të fillojnë të mendojnë urgjent për këtë, pasi kjo nuk është një betejë që mbyllet me javë, pasi virusin do ta kemi nëpërkëmb, më gjatë se sa e mendojmë. Dhe këtu mund të përdoren gjithë institucionet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare që kemi nga SHISH, SHIU, Polici etj.

Kjo do jetë dhe beteja më e gjatë, por më e sigurta, pasi vetëm kjo mund të na e bëj më të dukshëm armikun dhe të çliroj lëvizjen e atyre që nuk janë problematik në këtë histori.

Është koha që Komiteti Anti Covid19 të mendoj për betejën afatgjatë me Covid, pasi kanë arritur një sukses të prekshëm me fazën e pare, atë të mbylljes në shtëpi. Me protagonizmin personal të Edi Ramës, me shtypin, me policinë e ushtrinë, me të tallura e më të shara, në fund të fundit është arritur një ndërgjegjësim, që duhet ndenjë brenda. Por kujdes se bashkë me njerëzit, brenda është mbyllur dhe virusi. Ndaj duhet dhe beteja intelegjente me të.