Avokati i njohur Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri duhet ti qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufinjëve në kadët të masave për mos përhapjen e koronavirusit.
Sipas Ngjelës kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve.
“Hyrjedaljet e kufirit shqiptar janë sot portat kastriotiane të Krujës së viteve 1444 – 1468. Nuk duhet të lejohet të hyjë askush.
Shqipëria kërcënohen nga vdekja e hordhive të një virusi vdekjeprurës.
Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve.
Le t’i bien këmbës: Shqiperia po shkon drejt shpëtimit kombëtar të jetës. Shqiptarët po tregojnë forcë për të mbrojtur jetën kombëtare. Kjo forcë do ta japë shpejt shpërblimin vet historik.”