Udhëheqës nga mbarë bota u bënë bashkë të premten në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të luftuar Covid-19, por ShBA-ja refuzoi të marrë pjesë. OBSh-ja është e shqetësuar se mjetet testuese për koronavirusin, medikamentet dhe vaksinat në të ardhmen nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë.
Udhëheqësit e vendeve të ndryshme të botës ranë dakord të premten për të punuar së bashku për shpejtimin e prodhimit të mjeteve testuesve për koronavirusin, medikamenteve dhe vaksinave dhe t’i shpërndajnë ato në mbarë botën. Por kësaj nisme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk iu bashkua ShBA-ja.
Presidenti francez Emmanuel Macron foli me kreun e organizatës Tedros Adhanom, dhe udhëheqës të tjerë nga mbarë bota, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, të cilët e quajtën nismën pikë referimi për të luftuar pandeminë.
Macron iu bëri thirrje të gjitha vendeve të G7-s dhe G20-s që të përfshihen “pasi lufta kundër COVID-19 është e përbashkët për mbarë njerëzimin e nuk duhet të ketë ndarje,” sipas kreut francez.
“Eksperienca ka treguar se kur ekzistojnë mjetet ato nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë së sërish,” tha kreu i OBSh-së Tedros Adhanom.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se synimi është grumbullimi i deri në fillimit të majit të 7.5 miliardë eurove për të nxitur punën e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit.
“Ky është vetëm hapi i parë dhe më shumë duhet bërë në të ardhmen,” tha von der Leyen gjatë konferencës.
Në konferencë mundoi përfaqësuesi amerikan dhe një zëdhënës i misionit të ShBA-së në Gjenevë i tha më herët agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshiheshin në këtë nismë.
“Megjithëse Shtetet e Bashkuara pa më të voglin dyshim kanë vendosmërinë për të udhëhequr çështjet globale të shëndetit, përfshirë krizën e tanishme të COVID-19,” tha zëdhënësi përmes email-it.
ShBA-ja ka qenë kritike ndaj punës së OBSh-së dhe e ka akuzuar kreun e saj si një preson pro Kinës. Ky debat për punën e organizatës vjen ndërsa në ShBA numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi, arriti të premten në mbi 50 mijë.