Një asteroid i rrallë për nga forma dhe madhësia po kalon shumë pranë planetit tonë, në një distancë prej rreth 6 milionë kilometrash, që është rreth 16 herë më shumë se ajo që ndan Tokën dhe Hënën. Asteroidi 52768 (OR2 1998) që është cilësuar si më i madh se Dolomitet në Itali, po kalon afër planetit tonë por kjo nuk përben një rrezik sipas shkencëtarëve.
Po flasim për një objekt me madhësi të konsiderueshme pasi ai ka një diametër midis 1.8 dhe 4.1 kilometra. Asteroidi i takon në fakt grupit të asteroideve të përkufizuar si “potencialisht të rrezikshëm” për NASA-n sepse ka një diametër më të madh se 140 metra dhe do të kalojë më pak se 8 kilometra nga orbita e Tokës. Por kjo nuk do të thotë që ekziston një rrezik ndikimi në planetin tonë. Kalimi i asteroidit po ndodh sot më 29 prill dhe në orën 11:56 ai ka arritur distancën minimale nga toka.
Vëzhgimi i tij pa teleskop do të jetë e pamundur duke pasur parasysh dimensionet e përgjithshme të përfshira. Edhe me një teleskop mund të jetë pak e vështirë për shkak të shkëlqimit të qiellit të mëngjesit, por mund të bëhet përmes teleskopëve të vegjël me një diametër 120/150 mm. Ne do ta shohim përsëri atë në vitin 2079, kur OR2 1998 do të kthehet në orbitë afër Tokës me një distancë 3.5 herë më të vogël. Për këtë arsye “është e rëndësishme të njohim saktësisht orbitën e saj” shpjegon studiuesi Flaviane Venditti.