Nga Dashamir Xherahu/
Normaliteti nuk do të vijë menjëherë e për këtë duhet të jemi të gjithë të përgatitur. Gjatë këtyre javëve jo pak të lehta, u mësuam t’i gëzohemi gjërave të vogla që e bashkuan familjen, duke përgjuat nëse ndonjë shenjë e virusit kishte mbërritur në pragun tonë. Çdo shenjë e Covid-19 do ta thyente normalen e re, të cilën mezi e krijuam.
Lu fta është për guximtarët- kështu thonë. Por ne jemi ende të paarmatosur siç duhet përballë një armiku tinëzar e të fshehtë që ta merr kalanë nga brenda dhe të bën të përballesh me vdekjen aty për aty.
Kur shpërthimi i coronavirusit u konfirmua në fillim të këtij viti, Presidenti kinez, Xi Jinping foli për një “lu ftë njerëzore”. Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel i kërkoi popullit të saj “solidaritet, njësoj sikur jemi në lu ftë”. Në Francë, Emmanuel Macron shpalli gjendjen e lu ftës përballë “armikut të pakapshëm”. Kryeministri Giussepe Conte i tha italianëve se “jemi në lu ftë e duhet të mblidhemi mes nesh”. Kryeministri britanik Boris Johnson, kryetari i parë i një qeverie në botë, i cili rezultoi pozitiv për testin COVID-19, u tha britanikëve se kjo është një lu ftë në të cilën “është rekrutuar drejtpërdrejt çdo qytetar”. Në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump e rimodifikoi veten, duke u vetëquajtur “president i kohës së lu ftës”.
Kina na dukej e largët, por kur virusi iu afrua fqinjit tonë Italisë, aty e ndjemë thuajse në lëkurë, cili ishte realiteti i ri. Të prekur nga virusi ishim dhe ne. Ndërsa numri i vdekjeve rritej cdo ditë në Itali, frika shtohej në Shqipëri. Na kanë lënë gjurmë fytyrat e mjëkëve dhe infermierëve italianë me shenjat e maskave në fytyrë. Sa është ngulur në kujtesën tonë, vetmia në shtratin e vdekjes. Lamtumirat përmes celularëve në Itali. E dhimbshme.
Festat e Pashkëve të javës së ardhshme do të jenë “krejtësisht të ndryshme nga sa kemi pasur më parë”, tha Kancelarja Angela Merkel në një adresë video të premten. Merkel paralajmëroi që virusi ende po përhapet shpejt në Gjermani dhe e përshkroi përpjekjen anti-pandemike të vendit si një “detyrë herkuliane”. Në të njëjtën kohë, ajo vuri në dukje se rritja e infeksioneve të konfirmuara “tani është pak më e ngadaltë se sa ishte vetëm disa ditë më parë”. “Është e vërtetë që numrat e fundit … aq të larta sa janë, me shumë kujdes japin një shpresë të vogël,” tha ajo.
Sidoqoftë, është “padyshim shumë shpejt të njohësh një prirje të caktuar, dhe është shumë shpejt që të fillosh të heqësh ndonjë nga rregullat e rrepta që i kemi imponuar vetvetes,” thekson Merkel.
Udhëheqësja 65-vjeçare iu drejtua publikut në një podcast javor në ditën e saj të parë në Kancelari. Ajo kishte kaluar dy javë në karantinë në shtëpi për shkak të kontaktit me një mjekë të infektuar. Disa teste të koronavirusit të kryera nga kancelarja dolën negative.
Duke iu drejtuar vendit të Premten, Merkel tha se ajo do të vepronte “absolutisht në mënyrë të papërgjegjshme” nëse ajo vendosi një datë për heqjen e masave dhe vendi atëherë nuk do të ishte në gjendje ta respektonte atë.
Në këtë skenar “ne do të shkonim nga tigani në zjarr – në aspektin mjekësor, ekonomik, shoqëror”, tha Merkel.
Jo më kot, shumë ekspërtë dhe politikanë, vijojnë të bëjnë thirrje të qëndrojmë në shtëpi. Kështu, sistemi shëndetësor shqiptar do të mund të përmballojë ngarkesën me të sëmurët aktualë dhe ata që kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar, ne lu ftë me vdekjen dhe të përballojë me dedikim e sakfricë tejnjerëzore, të sëmurët e prekur nga Covid-19.
Nëse krahasojmë shifrat e të prekurve dhe viktimave (ndjesë për shpirtrat e tyre) me vendet fqinje, kjo nuk do të thotë se ne fituam dhe armiku u mposht. Virusi do të jetojë gjatë me ne. Nuk e dimë dreqin, përse e kërkon këtë. Por ajo pak që dimë është të mos gëzohemi. Të qëndrojmë sërish brenda dhe të bëjmë maksimumin për të ruajtur jetën.
Na qëlloi ta jetojmë edhe këtë kohë. Sot nuk jemi vetëm dëshmitarë, jemi autorët e fatit dhe të ardhmes sonë. Kjo quhet normalja e re. Po mësohemi dhe duhet të qëndrojmë! Pikërisht tani që duket sikur sapo e kemi fituar përballjen e parë me këtë armik të padukshëm.
Faza më e vështirë do të jetë ajo e bashkëjetesës me virusin. Ajo e “pas karantinës”. Përcaktuesi i jetëve tona, thonë ekspertët, do të jetë treguesi R0, ai që shpjegon shkallën e rrezikshmërisë e ngjitjes së virusit nga njëri person tek tjetri. Tani, ai lëkundet mes 1.1 dhe 1, pra e thënë ndryshe një person kontaminon një tjetër. Që dyqanet, baret, restorantet të hapen, R0 duhet të jetë 0.5, ndërsa për të frekuentuar vendet e mbipopulluara si diskotekat, pabet, sallat e eventeve, stadiumet, R0 duhet të jetë zero. Maskat, dorezat, ndoshta do të duhet t’i përdorim çdo ditë dhe vështirë se puthjet dhe përqafimet, pavarësisht mallit, do të jenë më një formë përshendetjeje.
Por secili nga ne ka plot motive që tejkalojnë muret e shtëpive, mbajini gjallë, ushqejini me dashuri, jepini forcë cdo ditë, derisa t’ja dalim me zemra të bashkuara, megjithëse në largësi.