Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-lojtari i Interit, tani trajner, Francesco Moriero ka folur për Diego Simeonen dhe lidhjen që ka ai me ekipin zikaltër.
Moriero shprehet se një nga ëndrrat e Simeones, ish-shoku i tij i ekipit, është që të drejtojë Interin. “El Cholo” është përmendur shpesh që mund të merrte drejtimin e zikaltërve, por deri më tani ende asgjë.
“Besoj se ëndrra e Simeones është të drejtojë Interin. Ai është shumë i lidhur me ato ngjyra. Simeone dhe Conte janë shumë të ngjashëm, ata janë perfeksionistë dhe shumë seriozë, pasi të tillë kanë qenë edhe si lojtarë. Conte është një nga teknikët më të zgjuar që po zhvillon një lloj të caktuar mentaliteti”, shprehet ish-lojtari i Interit.