Ish-velina, Rashel Kolaneci, ka qenë sot në një lidhje direkte me emisionin “Pop Culture” ku ka folur rreth jetës së saj private dhe ka zbuluar disa detaje interesante.Moderatorja e njohur, Dojna Mema, e ka ngacmuar atë në lidhje me komentet që thonë se i ngjan yllit televiziv, Kim Kardashian.“Kam që 14 vjeç që më komentojnë”, tha Rasheli, duke lënë të kuptohet se tani është mësuar me fjalët që thonë të tjerët.Ndërkohë Dojan i bëri edhe disa pyetje të tjera për të kuptuar nëse ka tjetër ngjashmëri me femrën më seksi në botë.
“Kim Kardashian qëndron 1 orë e 30 minuta për të bërë make-up, po ti”, e pyeti Rashelin e cila tha: “Mua më duhen 30 minuta, së bashku me flokët që i mbaj të drejtë shumicën e kohës”.Ndërsa kur i përmenden akuzat se ka bërë buzët, Kolaneci u shpreh: “E kam thënë dhe po e përsëris se plasa, i kam ngjarë mamit. Madje ajo i ka më të mëdha se unë, shikojeni në “Instagram”.“Kim Kardashian mbahet mend për martesën më të shkurtë prej 72-ditësh. Ti si e mendon martesën?”, ishte pyetja tjetër që Rasheli iu përgjigj: “Nuk mendoj për martesë të shkurtër. Dua një person që do jetoj gjithë jetën me të, ashtu si prindërit e mi”.“Nuk e gjej veten krah një personi të famshëm, do doja një njeri më shumë familjar, që ka më shumë kohë për mua dhe fëmijët kur të kemi”, shtoi Rasheli.Kjo e fundit pranoi se e kanë ngacmuar reperë të ndryshëm, por nuk preferoi të përmendte emra.