Ish-mbrojtësi i Francës, Vili Sanjol ka zbuluar se nuk kishte folur me Zinedine Zidanen për dy vite, pas kartonit të kuq kundër Italisë.

Trajneri aktual i Realit e goditi me kokë në gjoks Marko Materacin gjatë finales në Kupën e Botës më 2010, teksa Italia, arriti të ngrinte lartë kupën, duke triumfuar me penallti.

Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, Zidane kërkoi falje. Por nuk ia pranova, nuk desha të flas me të, nuk ishte koha e duhur, isha shumë i zhgënjyer.

“Shkova në banjo dhe tymosa 250 cigare për 10 minuta. Nuk folëm për dy vite. Më 2008 u martova dhe gruaja më tha ta ftoj atë. E telefonova dhe folëm pak me njëri-tjetrin, ishte një bisedë e mire”, u shpreh Sanjol.