Zv.kryeministri Erjon Braçe ka komentuar deklaratën e Berishës, i cili pranon më në fund se pas 30 vitesh shkëputje nuk mund të jetë më mjek. Braçe thotë se më në fund e tha një të vërtetë, por njëherësh pyet se përse vijon Berisha të flasë si epidemiolog dhe infeksionistt kur s’ka qënë kurrë i tillë!
Postimi i Braçes: Sali Berisha prej vërteti; E tha më në fund një të vërtetë: Nuk jam më mjek! Kështu është!Por, nëse nuk është më mjek, sa të vërteta janë ato që vazhdon të thotë si mjek?! Madje ai epidemiolog e infeksionist kur nuk ka qënë kurrë i tillë?! Nëse nuk është më mjek, Çfarë i bie të jetë më ky?