Moderatorja e njohur Klea Huta dhe partneri i saj, Elgit Doda, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe ka treguar se do të sjellë në jetë një djalë. Megjithëse po qëndron e izoluar në shtëpi, moderatorja ka treguar se e ka marrë me qetësi këtë situatë dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë e saj. Tashmë moderatores i duhet të bëhet gati për ditën e madhe dhe nuk ka emocion më të bukur.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Klea ka treguar se po përgatit çdo gjë që do i duhet bebit dhe asaj kur të vijë në jetë “O zot, nuk mund ta besoj se kjo ditë erdhi. Po përgatis gjërat e para të bebit dhe është shumë shumë emocionuese. Sapo të bëj gati valixhen do jua tregoj në një video”, ka shkruar Klea krah postimit të fundit. Më herët, moderatorja ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë, ndërsa menjëherë pas lindjes ka ndërmend t’i kthehet palestrës. Megjithëse ndaj detaje rreth shtatzënisë, Klea dhe Elgiti nuk kanë preferuar ta zbulojnë emrin që kanë menduar për të voglin e tyre, ndaj mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.