Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka nxjerrë disa këshilla, për koronavirusin. Nëse në familjen tuaj është dikush i infektuar me koronavirus, ose që dyshohet duhet patjetër të ndjekë këshillat më poshtë!

“Të lajnë rregullisht duart me sapun dhe me ujë, veçanërisht:

• Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit

• Përpara ngrënies

• Pas përdorimit të tualetit

• Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë

• Kur duart janë dukshëm të pista

Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës , pjatat, pijet dhe peshqirët.

Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshme dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.

Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë menjëherë njësinë e tyre të kujdesit shëndetësor.”/K.C/dritare.net