Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se nuk ka prova që sugjerojnë se prania e antitrupave në gjak që mund të përcaktojnë nëse dikush ka imunitet ndaj koronavirusit. Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH për urgjencat shëndetësore, tha të premten e 17 prillit se nuk ka asnjë indikacion deri më tani se një pjesë e madhe e popullsisë kishte zhvilluar imunitet, shkruan CNN.
“Ndoshta ka një pritje që imuniteti i tufës mund të jetë arritur dhe që shumica e njerëzve në shoqëri mund të kenë zhvilluar antitrupa. Unë mendoj se provat e përgjithshme po kundërshtojnë atë, kështu që mund të mos zgjidhë problemin që qeveritë po përpiqen të zgjidhin.” Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi kanë rezultuar sërish pozitiv ka ngritur shqetësime se si funksionojnë antitrupat në përgjigje të Covid-19. Deri më tani janë mbi 2,2 milion të infektuar me Covid-19 në botë.