Në një kohë kur shumë vende të botës kanë nisur lehtësimin apo dhe heqjen e masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë përsërit dhe njëherë thirrjen që ky proces duhet të jetë gradual.

“Heqja e pamenduar e këtyre masave mund të çojë në një valë të dytë infektimesh nga koronavirusi”, paralajmëroi OBSH.

“Deri sa një vaksinë apo një trajtim efektiv të gjendet, ky proces duhet të kthehet në normalitet për ne”, deklaroi zyrtari i lartë i OBSH, Takeshi Kasai, duke nënvizuar se masat e bllokimit rezultuan që ishin efektive.

“Çdo qeveri që po mendon të lehtësojë masat duhet ta bëjë me anë të një plani dhe të monitorojë në vazhdimësi situatën. Shoqëria duhet të jetë gati për një mënyrë të re të të jetuarit”, shtoi ai.

Vende si Japonia apo Singapori kanë parë një rritje të numri të ri të personave të infektuar duke rritur shqetësimet për një valë të dytë të rasteve të Covid-19.