Në kuadër të operacionit humanitar të ndërmarrë për të ndihmuar nevojtarët gjatë pandemisë Covid-19 janë ndihmuar 171.195 familje në të gjithë vendin kurse 68,262 pensionistëve ju janë siguruar medikamente mjekësore të rimbursueshme. Këto shifra zyrtare i ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila është përgjegjëse e operacionit humanitar.
“Përveç këtyre detyrave që angazhojnë çdo ditë 700 efektivë, qindra të tjerë janë vënë në shërbim të programit të ofrimit të asistencës në banesë të familjeve dhe individëve në nevojë. Ky program asistence në bashkëpunim të ngushtë me rezervat e shtetit, bashkitë, prefekturat, shërbimin social, sigurimet shoqërore dhe postën shqiptare deri më tani i ka ardhur në ndihmë;
171.195 familjeve në nevojë me pako ushqimore në të gjithë vendin. 68,262 pensionistëve ju Janë siguruar medikamente mjekësore të rimbursueshme dhe 82.793 familjeve, kryesisht pensionistë, me shërbime në familje sipas nevojave. Nga fillimi i procesit dhe deri në këto momente numri total i familjeve të shërbyera në banesë është 322,250. Ndërkohe që janë 470.000 pensionistë që marrin pensionin në shtëpi nëpërmjet shërbimit të ofruar nga posta shqiptare që po bën një pune kolosale që nga fillimi i epidemisë.
Sigurisht, ky operacion vazhdon, FA janë aty dhe do të jenë aty deri në ditën e fundit, kur do ta fitojmë këtë luftë, duke ju gjendur me të gjitha mundësitë dhe përkushtimin tonë çdo qytetari që do të ketë nevoje per ndihmen tone”, tha Xhaçka.