Operacioni humanitar u erdhi në ndihmë sot përmes pakove ushqimore 8 231 familjeve dhe pensionistëve të vetmuar.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se familjet dhe pensionistët janë ndihmuar jo vetëm me ushqime por edhe me barna në banesë.

“Sot ndihmuam 8 231 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera. Për disa nga familjet suporti është i përditshëm. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, – tha Rama.