Operacioni humanitar në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19 u ka ardhur në ndihmë deri tani 228.350 familjeve në nevojë, në çdo qytet e fshat nga jug e deri në veri të vendit.

Kryeministri Rama ka ndarë të dielën shifrat që lidhen me familjet e ndihmuara sot. Ndër të tjera kryeministri thotë se më 12 prill janë ndihmuar 4 864 familje/individë në nevojë.

“228 350 familje/individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani. Sot janë ndihmuar 4 864 familje/individë. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, thotë Rama.