Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë gjo bitur 270 shtetas, 5 njësi tregtie dhe 41 drejtues mjetesh, pasi nuk zbatuan masat kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Shtetit njofton gjithashtu se, u ndëshkuan me masë administrative 700.000 lekë, shtetasja D. K., 32 vjeçe dhe I. M., 26 vjeç, të cilët ishin kthyer nga një qytet i Maqedonisë së Veriut dhe duhet të ishin vetëkarantinuar, por janë konstatuar jashtë ambienteve të banesës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shk elur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndë shkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″”,- njofton Policia.
“Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.11 mg/l. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 270 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë”,- sqaron Policia. “Në Tiranë është arre stuar në flagrancë shtetasi K. J., 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse gjatë pasdites së djeshme duke lëvizur pa leje ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e Policisë, si dhe u proceduan pen alisht shtetasit L. GJ., 20 vjeç dhe E. J., 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse janë konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë”,- thekson Policia.
“Në Berat është ar restuar në flagrancë shtetasi D. R., 33 vjeç dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. P., 49 vjeç, pasi janë konstatuar nga punonjësit e Policisë duke lëvizur pa mjet identifikimi, jashtë orarit të lejuar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në komisariat, ku shtetasi D. R. i ka kundërshtuar punonjësit me dhunë”,- shton Policia. “Në Pogradec, nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për personat e vetëkarantinuar, janë evidentuar dhe ndë shkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasja D. K., 32 vjeçe dhe I. M., 26 vjeç, të cilët ishin kthyer nga një qytet i Maqedonisë së Veriut dhe duhet të ishin vetëkarantinuar, por janë konstatuar jashtë ambienteve të banesës”,- vijon Policia.
“Në të gjithë vendin janë konstatuar 5 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020. Në Sukth, gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Durrës është konstatuar i hapur për herë të dytë, lokali “Bar kafe” në administrim të shtetasit A. J., të cilit iu bllokua aktiviteti për 6 muaj. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19”,- përfundon njoftimi i Policisë.