Olti Rrumbullaku
Dy të dielat e mëparshme (22 Mars dhe 29 Mars) postova një krahasim të Shqipërisë me Sardegnën duke u bazuar në një funksione polinomiale të gradës së dytë dhe gradës së tretë që përmblidhnin më mirë rezultatet deri në ato data. Funksioni më optimist i gradës së tretë i javës së shkuar parashikonte që do kishim një kulm rreth 87 të shtruar nga mesi i javës dhe sot do ishim në rreth 78 të shtruar. Për fat të mirë kulmi ishte rreth 82 të shtruar nga mesi i javës dhe sot numri qëndron në 71 të shtruar. Rezultatet janë më të mira se sa sugjeronte algjebra në javën e shkuar (grafiku i dytë).
Mirëpo, nga sot grafikët tregojnë dy histori krejt të ndryshme:
A. Mund të vazhdojmë të mbetemi të disiplinuar deri në fund, duke shpresuar që të kemi përsëri një funksion të gradës së tretë që ka një prirje rënëse thelbësore në vazhdim.
B. Disiplina do të rrëzohet dhe do të mbetemi në një funksion kuadratik (të gradës së dytë), me prirje rritëse të lehtë dhe disa ditë dhe më pas prirje rënëse në vazhdim.
Edhe një situatë e ndërmjetme është përsëri një ndryshim pozitiv. Mirëpo, jemi në mes të rrugës. Kjo nuk është garë e shpejtë. Kjo është një maratonë që kërkon edhe më shumë impenjim pas mesit të garës.
Secili të bëjë detyrën e vet. Nuk ka darka, festa familjare, funerale apo asgjë tjetër që duhet të na pengojë. Edhe Sardegna që është izoluar nga italia rreth 6 ditë pas nesh po arrin të balancojë situatën, megjithëse ka dy herë më shumë të inventuar, dy herë më shumë të shtruar dhe dy herë më shumë humbje jete së Shqipëria. Ne duhet të rikthejmë sa më shpejt minimumin e rasteve në spitale dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse të gjithë e kuptojmë që rregullat e kësaj luftë vazhdojnë e vazhdojnë deri tek i shëruari i fundit!