Gjatë meshës së Pashkës ditën e sotme Papa Francesku ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat nga koronavirusi. Në mesazhin e tij Papa theksoi se Europa është për një sfide shumë të rëndësishme, nga e cila nuk do të varet vetëm e ardhmja e Europës por e të gjithë botës.

Të mos humben shanset për të dhënë prova mbështetjeje për njëri-tjetrin. Alternativa është vetëm egoizmi i interesave personale dhe Europa ka përballë një sfidë shumë të rëndësishme, me riskun për të vënë në një provë të vështirë bashkëjetësën në mënyrë paqësore dhe zhvillimin për brezat e ardhshëm, theksoi Papa.Në fjalën e tij Papa Françesku ka bërë thirrje dhe për të ndaluar konfliktet e luftrat dhe në vend që të prodhohen arëm, duhet të shpenzohen para për të kuruar dhe shpëtuar jetë njerëzish. Gjatë fjalës së tij në këtë ditë të shenjtë Papa Francesku nuk ka lënë mënjanë dhe mesazhe për paqen në Siri, Libi, Yemen, Irak, zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë, dhënien fund të vuajtjeve në Ukrainë dhe Afrikë dhe ka kërkuar ndihmë për mijëra emigrantë që jetojnë në kushte të papranueshme.