Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi është fotografuar ditën e sotme teksa ka parkuar makinën e tij në një vend të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara.
“Panorama” ka siguruar fotot e automjetit të deputetit të opozitës, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Konservatore.
Makina e tij, fuoristradë ngjyrë bojëqielli është parkuar në thyerje të rregullave, para godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Edhe pse tabela tregon qartë se vendi është i rezervuar për personat me aftësi të kufizuara, kjo s’ka mjaftuar që ligjvënësi të vendosë automjetin e tij.
Madje është parë që të ketë vendosur dhe një letër në xham, ku theksohet se automjeti është i “deputet Kujtim Gjuzit”, duke vendosur në dispozicion dhe numrat e telefonit.
Kreu i Partisë Konservatore është bërë jo pak herë pjesë e polemikave dhe debatit publik e politik, për shkak të qëndrimeve shpesh herë të çuditshme, dhe në disa raste jo në përputhje me statusin e deputeti.