Meghan Markle dhe Harry, habitën botën me kërkesën e tyre për t’u larguar nga familja mbretërore. Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në SHBA. Në muajin mars, ata mbyllën të gjitha detyrimet mbretërore dhe tashmë kanë vendosur të bëjnë një jetë të thjeshtë larg vëmendjes mediatike.
Së fundmi, çifti ka vendosur të shkëpusë çdo kontakt me disa media britanike, kryesisht me ato që kanë përhapur lajme të rremë. Ata kanë specifikuar se me “The Sun”, “Daily Mail”, “Daily Express” dhe “Daily Mirror”, nuk do të kenë asnjë kontakt, pasi këto media kanë përfituar në kurriz të tyre. Për ta bërë situatën më serioze, çifti u ka dërguar këtyre redaksive nga një letër ku u bën gjërat të qarta për vazhdimësinë. Kujtojmë, se me mediat e mëdha britanike Meghan ka pasur edhe një gjyq të hapur.
Prej ditës kur u bë pjesë e familjes mbretërore, dyshja ka qenë në qendër të mediave rozë, sidomos jeta personale e Meghan.