Nga Kimete Berisha

Nëse është e vërtetë (siç ka thënë ish shefi i SHIK-ut në Shqipëri, Fatos Klosi) se ‘kur Shqipëria nuk i jepte armë UÇK-së, shqiptarët kanë blerë armë nga depot e armatimit të Serbisë’, atëherë ku ka paradoks më të madh se ky!

Blen armë nga armiku, që me armën e tij m’u mbrojtë nga Ai.

Por, duket paradoks edhe më i madh, nëse e shikon këtë marifet nga ana serbe: serbi i shet armë armikut shqiptar për t’u ‘vrarë’ nga Ai.

(Për ushqime mos të flasim, ato janë blerë nga serbët gjatë luftës, dhe aty s’ka pas asnjë dilemë morale.

Buka-bukë, armiqësia-armiqësi).

– Goxha njëfarë paradoski është edhe ky:

Armiku publik serb t’i falë sot 1000 teste për ta zbuluar armikun e padukshëm global.

Ky donacion para se ta zbuloj koronavirusin, e ka zbuluar se: ‘Testi i armikut tim është armiku im’.

– Ato teste nuk do të mund të refuzoheshin sepse republika jonë është multietnike, në Kosovë jetojnë edhe serbë, të cilët i mirëpresin ato teste.

Parimisht ndihma nuk refuzohet.

Shoh shumë shkrime edhe kundër ndihmave të Erdoganit, të cilit disa shqiptarë (pronarë portalesh), nuk ia harrojnë Perandorinë Osmane dhe vazhdimisht e ushqejnë ‘armiqësinë’ me të kaluarën tonë historike.

Prandaj, neve na ndodh sot gjithë ky trishtim: sepse, jetojmë në të kaluarën.

Armiqësitë e vjetra nuk harrohen. Por, çudi dhe shyqyr që e harruat së paku Perandorinë Romake. S’di pse e harruat, se ajo ‘armiqësi’ ka mundur të jetë ‘atraktive’ nëse do ta ushqenit me rregull!

– Kjo ndihma e Serbisë me teste do të mund të keqinterpretohej si e refuzuar shumë më shumë seç keqinterpretohet sot si e pranuar.

– Keqinterpretohet nga ata që deri në mesnatë e pritën në një këmbë ‘Listën Serbe’ të kthehet nga Beogradi (ku kishte shkuar për të marrë leje nga Vuçiqi për ta bërë Haradinaj Kryeministër.

Nga Vuçiçi varej qeveria Haradinaj.

A më e madhe është kjo ndihmë serbe apo 1000 teste.

Testet shpenzohen. Harxhohen.

Pra, kemi të bëjmë me ‘tradhti shpenzuese’, jo me ‘tradhti’ historike, që e krijoi qeverinë e Kosovës.

Pra, ish qeveria Haradinaj që u bë me aminin e Vuçuçit, nuk është ‘izdajica’.

E Qeveria Kurti që nuk u bë me aminin e Vuçiçit është ‘izdajica’!

Çka e bëri tradhtare qeverinë Kurti?

E bën 1000 teste.

Lirë ?‍♀️.

Por, derti të çon te dera e hasmit.

Shqiptarët shërohen në Beograd, nuk e konsiderojnë ilaçin si akt tradhtie, sepse gjithmonë ilaçin shqiptarët e kanë lyp

gjithkund pa paragjykime, pa komplekse dhe pa dallime fetare e politike: muslimani në kishë, i krishteri në xhami, kudo, sepse sëmundja nuk ka përkatësi kombëtare e fetare.

Të vjen me vjell kur i sheh sot do burra e do gra, të cilët që nga paslufta e kanë pasaportën e Serbisë;

– që bëjnë politikë dhe tregti me serbët;

– që dashurohen në serbët dhe që kanë shoqëri të ngushtë me ta;

– ata që e kanë vjedh buxhetin e Kosovës, ata sot bëjnë patriotizëm me 1000 teste.

‘Patriotizëm medicinal’ është ky…këtë nuk e ka marrë parasysh as Hipokrati.

P.S.

A më keq është me ta refuzu kërkesën për ndihmë, apo me pranu ndihmën pa e kërkuar!

?‍♀️

Veç Cicero kish ditë m’u përgjegj në këso dilema ‘luksoze’.