Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkëpunimin me opozitën në situatën e pandemisë.
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj shkruan se Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza. Sipas tij, ndaj për këte Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara
Ai thekson se si cdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Alibeak shton se edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi cdo interes partiak teksa publikon dhe një video për të treguar qëndrimet e Ramës dhe Bashës.
Postimi i plote i Alibeajt:
Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja të klasifikuar si “sekret”.
Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza. Pikërisht në këtë situatë Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi.
Ndaj për këte Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjekët e infektuar, për fasoneritë që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetarëve.
Si cdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi cdo interes partiak.
Shihni videon e mëposhtme për të kuptuar se cili ka qenë qendrimi i opozitës dhe cili i Edi Ramës gjatë kësaj kohe.