Nga Artur Ajazi

Termin “karantinë” e kisha dëgjuar qysh nga koha e sistemit të kaluar, kur djemtë që iknin ushtarë, thoshin se “tre muajt e parë i kemi karantinë”. Asokohe me termin “karantinë” në ushtri, nënkuptohej qëndrimi brënda territorit të reparteve, mësimi rregulloreve, perfeksionimi leteraturave të artit ushtarak popullor, etj.

Por sot pas afro tre dekadash, karantina u kujtoi atyre brezave, se duhej të rrinin në shtëpi, të ndiqnin me kujdes rregullat e distancimit social, madje dhe prindëror e vëllazëror, pasi me COVID-19, nuk ishte shaka. Dhe duhet thënë, se kjo pandemi, e cila u parapri nga karantina, u menaxhua dhe vazhdon të menaxhohet mrekullisht dhe në mënyrë perfekte nga qeveria dhe personalisht nga kryeministri Rama.

Askush nuk do ta kishte besuar, dhe nuk e beson edhe sot, se do të vinte dita dhe do të mbyllej në shtëpi, pasi virusi mikroskopik, mund ti bënte hatanë. Dhe në gjithë këtë periudhë të rrezikshme, kur qeveria ndërmori masat më ektreme, për të parandaluar dhe larguar rrezikun nga jeta dhe shëndeti i shqiptarëve, ata që e kundërshtuan dhe e kundërshtojnë fort, pa argumenta dhe pa asnjë bazë shkencore karantinën, janë pikërisht “specialistët” e ish-opozitës.

Nuk ka ditë që “doktorët” e karantinuar të SHQUP-it, tek-tuk edhe monikat e LSI, të mos dalin, dhe të mos bëjnë hasha kontributin e qeverisë, Ministrisë së Shëndetsisë, mjekëve dhe infermjereve heroina, që kanë mbi 45 ditë, që përballen me një armik të tmerrshëm të jetës, shëndetit dhe ekonomisë tonë.

Nuk ka ditë që “doktorët” e karantinuar të SHQUP-it, të mos merren me idiotësi, të mos bëjnë “profesorin” apo “specialistin” e krizave, madje duke i bërë thirrje popullit, të ngrihet kundër “shkeljeve të të drejtave të njeriut që po bën Rama”.

Aq dritshkurtër janë ata, sa edhe pse, shohin dhe ndjekin nga afër, situatën në Shqipëri dhe në botë, përpjekjet e mjekëve , infermiereve tanë të mrekullueshëm në përballjen me COVID-19, testimet dhe rastet e zbuluara dhe të veçuara të personave të infektuar, sërish bëjnë “të diturin” nga bodrumet e SHQUP-it, sërish bëjnë hasha gjithçka është bërë dhe arritur, sërish dalin nga frëngjitë e shqyera, dhe bëjnë akuza dhe thirrje antiligjore dhe antikushtetuese. Kjo krizë dhe kjo situatë e menaxhuar në mënyrën më perfekte nga qeveria dhe kryeministri Rama, e vlerësuar edhe nga faktori ndërkombëtar dhe OBSH-ja, natyrisht nuk kishte se

si, të merrte përgëzimet e Doktorit dhe Lulzimit. Ata janë karantinuar tashmë në SHQUP, apo vilat e tyre të shtrenjta, nga ku nxijnë gjithçka. Ata janë, dhe do të karantinohen gjatë në SHQUP, pasi këto kriza të fituara nga Edi Rama, i kanë zhvlerësuar ata, si emra, njerës, dhe parti politike. Ata do të rrinë gjatë, shumë gjatë në “karantinën” e tyre politike, pasi shqiptarët u kanë fshirë atyre emrin, por jo bëmat, që janë njolla e turpit edhe për 100 vjet të tjera.

Ata që në 30 vjet tranzicion, shkatërruan shtetin nga themelet, ata që në 30 vjet tranzicion rrafshuan institucionet model, të përballimit dhe kontrollit të krizave të tilla epidemiologjike, nuk e kanë moralin sot të bëjnë “të diturin”. Ata do të mbeten përjetësisht në “karantinën” e tyre politike.