Deklaratat e Harry Kane duket se kanë lënë shenjë. Sulmuesi anglez ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të lidhet me Tottenham përgjithmonë, duke vlerësuar mundësinë për t’u transferuar te një klub ku do të kishte sigurinë për të fituar ndonjë trofe. Spurs rrezikojnë ta humbasin sulmuesin, edhe pse merkato ka filluar të lëvizë.
Nga Spanja, Mundo Deportivo ka raportuar lajmin e interesimit të Real Madrid për Kane. Sipas së përditrshmes spanjolle, trajneri Zinedine Zidane e konsideron anglezin lojtarin ideal për sulmin e tij, që pritet të rinohet nga largime të rëndësishme.

Në gjurmët e yllit të Tottenham duket se është edhe një tjetër gjigant europian. Bëhet fjalë për Manchester City. Gazetat angleze kanë shkuar për interesimin e United, që është shuar pas refuzimit të marrë nga Spurs. Qytetarët, nga ana tjetër, duket se janë akoma në garë dhe mund të ndezin ankandin e merkatos me Real Madrid gjatë verës.

Një ankand që mund të arrijë shifra marramendëse, duke parë se vlera e Kane në merkato është 120 milionë euro.