Xhaxhai i këngëtares Greta Koçi, është dënuar me 7 vite heqje lirie nga Gjykata e Tiranës pasi mashtronte qytetarë të ndryshmëm se mund t’i siguronte një vizë me qëllim kalimin nga Shqipëria në drejtim të Kanadasë.

Sipas “Shqiptarja.com”, Shkëlqim Koçi përdorte emrin e mbesës së famshme, për të mashtruar qytetarët se do t’u siguronte atyre viza kanadeze dhe amerikane kundrejt një pagese prej 10.000 eurosh.

Koçi i mashtronte qytetarët duke i thënë se i do t’i bëjë pjesë të stafit të mbesês së tij Gretës dhe kështu ata do ta kenë të thjeshtë të marrin një vizë pune për në SHBA apo Kanada, duke qenë se artistja ka shpesh koncerte në këto shtete.

Njëri prej ‘viktimave’ që kishte derdhur në llogarinē e Koçit 7300 euro për t’i sjellë bashkëshorten në Kanada, ka telefonuar këngëtaren Greta Koçi e cila është përgjigjur se nuk është aspak në dijeni të një skeme të tillë.