Ministrja e Kulturës Elva Margariti këtë të premte nga “Provokacija”, me Mustafa Nanon është shprehur se situata e fundit në Itali është shumë prekëse për faktin se ajo një pjesë të jetës së saj e ka kaluar në Itali.
Margariti në një intervistë me Nanon është shprehur se gjesti i ndihmës sado simbolik ishte shumë prekës dhe emocionues në një ndër momentet më të vështira që po kalonte vendi fqinj.
Ndfë rtë tjera në një bisedë me Mustafa Nanon, ministra ka komentuar dhe monologun e tij duke e vlerësuar si opinion ndërsa në lidhje me masat që gazetari i kishte cilësuar si të panevojshme dhe propagandistike theksui se ato janë thjesht thirrje për solidaritet dhe se në një situatë të tillë është nevoja më e madhe për një gjë të tillë.
Pjesë nga biseda:
Më shumë se gjesti i qeverisë ishte i mjekëve dhe infermierëve?
Patjetër pasi ato pranuan pa asnjë lloj hezitimi që të ishin dhe të bashkoheshin në frontin e luftës dhe në pikën më të nxehtë në momënrin më të vështirë. Jehona i bashkangjitet qeverisë për të gjithë ne është një krenari e dyfishtë, por më vjen mirë dhe njoh disa mjekë që janë aty, di historitë personale të tyre dhe jam krenarë për ta. Janë baballarë me fëmijë të vegjël, të cilët kanë lënë familjet dhe u bashkuan me betimin e tyre.
Gjesti ishte shumë i bukur, por italianët e trajtuan si diçka heroike të jashtëzakonshme ndërkohë që ishte një gjest i vogël. Pse pikërisht gjithë kjo jehonë?
Ishte pikërisht momenti i duhur, dhe vijon të jetë në Itali një moment del;ikat, unë jam në kontakt me miqtë e mi në Itali dhe vazhdon të përjetohet vështirësia ende, plaga është ende e madhe sado që ka filluar tashmë që të ketë një shpresë. Në ato momente ishte një mbështetje e madhe për ata. Siç kanë bërë dhe ato me ne mos të harrojmë muaj më parë atë që ato bënë për ne për temretin, sado i vogël ka qenë si gjest për ne ka qenë shumë i rëndësishëm, unë e kam përsëritur dhe herë të tjera mbështjetja që kemi pasur në hapat e parë kanë qenë nga ekspertët italianë, që për ne kanë bërë diferencën.
E keni vënë re ju se që në momentin që je bërë ministre, kanë ndodhur dy tragjedi të mëdha tërmeti dhe koronavirusi
Po po e kam vënë re me tërmetin dhe koronavirusin, kishim parashikuar që të merrnim një sfidë shumë të madhe por këto shkonin përtej çdo skenari të regjisorit.Unë e them me bindje të plotë se jemi në një luftë, ne nuk duam ta përfitojmë të tillë por jemi në një luftë dhe e gjithë situata duhet të trajtohet si e tillë. Kjo është një luft me një armik të padukshëm që sjell plot pikëpyetje.
A ishte e nevojshme dhe futja e burgjeve?A jeni dakord ju?
Në njohuritë e mia ligjore në këtë përgjigje nuk jua jap dot pasi duhet të studioj rastet që janë marrë por jeminë një luftë me një armik kaq të padukshëm dhe menaxhimi i luftës nuk është momenti i duhur për të treguar se çfarë ishte ose jo e drejtë kjo i mbetet kohës për të parë dhe efektet në të ardhmen. Sot çdo gjykim është personal.
Po në lidhje me masën tjetër me përgjysmimin e rrogës, qortimi im është natyra propagandistike
Unë nuk e mendoj të tillë pasi thirrjet për solidarizim janë kudo, në Itali thirrjet që po i bëhen popullit është për mbështetjen për rimëkëmbjen e artit dhe kulturës, pasi duhet të jenë në fillim vetë njerëzit. Është detyrë e të gjithëve që të jemi pjesë e rimëkëmbjes pavarsisht vlerës, janë thirrje për një ndryshim. Masat e tjera mbështetëse ekonomike pritet që të kenë një mbështetje nga kjo qeveri. Ata që dalin sot me një propozim për të bërë një vballafaqim për rimëkëmbjen janë shumë të paktë. Kjo epidemi na tregon se ne mund të bëjmë një ndikim shumë të madh. Kjo nuk është propagandë absolutisht por thjesht një thirrje./abcnews.al